Gjatë ditës së djeshme në rreth orës 15:30 në Stacion policor në Radovish është denoncuar se në Spitalin e Shtipit ka humbur jetë V.A (20) nga Radovishi.
Sipas policisë, ai ka përfunduar në spital pasi që më herët ishte arrestuar nga policët pas kontrollit në shtëpinë e tij me urdhër gjyqësor, nga ku i ishte gjetur marihuanë.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/