Policia e Elbasanit tha se viktima Emanuel Mara, banor i fshatit Katund i Ri nga komuna e Bradasheshit, kishte shkuar në ambientet e ish Uzinës së kobaltit të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, për të vjedhur skrap me qëllim rishtjen e tij, raportoi BW.
Viktima ka rënë aksidentalisht nga një sasi e madhe skrapi dhe, si rezultat i përplasjes në tokë, ka pësuar dëmtime të shumta në kokë e gjymtyrë. Fillimisht i riu u transportua për në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe më pas, nisur nga gjendja mjaft kritike për jetën, u nis drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
18 vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Tiranës./Telegrafi/