Telegrafi

Humb jetën 17-vjeçarja, por organet e saj shpëtojnë shtatë të tjerë

Carola Iacchini nuk ia ka dalë dot, por i ofroi shpresën dhe jetën shtatë personave të tjerë. Kjo është historia e një modele 17 vjeçe nga Biella, Itali, e cila ndërroi jetë mesditën e së hënës.

Carola mbërriti në spital me urgjencë mëngjesin së enjtes dhe luftoi dy ditë për të qëndruar në këtë botë por nuk ia doli dot. 17-vjeçarja humbi jetën për shkak të një ataku kardiak, si pasojë e bllokimit të mushkërive nga mpiksja e gjakut.

Familja e vajzës edhe pse në gjendje të tronditur nga humbja e saj, vendosi që të shpëtonte jetë të tjera njerëzit duke dhuruar organet.

Kështu që mushkëritë, veshkat, kornea dhe mëlçia u dhuruan për të shpëtuar jetën e shtatë personave.

Një gjest shumë njerëzor nga familja e vajzës, organet e së cilës u shpërndanë nga veriu në jug të Itali, ku shpëtuan jetë njerëzish. /BW/