Site icon Telegrafi

Humb edhe Feronikeli

Istogu ia shkaktoi humbjen e parë liderit Feronikelit (3:1). Për të mirë befasoi edhe Deçani, i cili mposhti skuadrën pretenduese për rikthim në superligë, Ballkanin, me rezultat 2:1. Fitoren më të thellë e arriti 2 Korriku, i cili deklasoj Rahovecin me rezultat 7:1.

Ndeshja ndërmjet skuadrave kryeqytetase, Ramiz Sadikut dhe Flamurtarit, u mbyll pa gola. Epitetin e favoritit e arsyetoi Ferizaj i cili lehtë dhe bindshëm mundi Fushë Kosovën me rezultat 3:0.

Pas humbjeve të Feronikelit dhe Ballkanit gara në ligën e parë po bëhet më interesante. Duket se edhe këtu koha e favoritëve absolut ngadalë po perëndon.

Rezultatet – Java 11 Liga e parë

Deçani- Ballkani 2:1,2 Korriku-Rahoveci 7:1 ,R. Sadiku-Flamurtari 0:0 ,Ferizaj-Fushë Kosova3:0, Istogu-Feronikeli 3:1, Vitia-Llapi 2:1 , Hajvalia-Ulpiana 3 :0.

Tabela

Nr   Skuadra Ndeshje Fitore Barazim Humbje Gol. Dif. Pikët
1       Feronikeli 11  34:8  26  28 
2       Ferizaj 11  19:13  22 
3       Hajvalia 11  17:7  10  21 
4       Ballkani 11  17:8  18 
5       Flamurtari 11  14:6  18 
6       Llapi 11  10:11  -1  17 
7       2 Korriku 11  18:12  16 
8       Deçani 11  14:17  -3  16 
9       Istogu 11  24:20  15 
10       Fushë Kosova 11  13:16  -3  14 
11       Vitia 11  11:12  -1  13 
12       Ulpiana 11  14:16  -2  13 
13       Kosova (V) 10  10:16  -6  11 
14       Ramiz Sadiku 11  15:21  -6  10 
15       Sharri 10  7:25  -18 
16       Rahoveci 11  9:38  -29 

 

Në xhiron e 12-të, e cila zhvillohet me 29 dhe 30 tetor prej orës 14:00 takohen: Sharri-Ulpiana, Llapi-Hajvalia, Feronikeli-Vitia, Fushë Kosova-Istogu, Flamurtari-Ferizaj, Rahoveci-Ramiz Sadiku, Ballkani -2 Korriku dhe Kosova (V)-Deçani. /Telegrafi/

Exit mobile version