Djaloshi dyvjeçar, Tian Krasniqi nga fshati Tërpezë i Komunës së Malishevës, ka humbur që nga pasditja e ditës së djeshme (e premte) dhe ende nuk është gjetur.
Familjarët e tij, përmes statuseve në rrjetin social Facebook, kërkojnë ndihmë nga të gjithë qytetarët që ta kërkojnë dhe gjejnë Tianin e vogël.
“Kërkimet për Tianin e vogël nga Tërpeza e Malishevës jemi duke i vazhduar bashkë me vullnetarët edhe në këto orë të vona të natës. Tiani ende nuk është gjetur. Luten të gjithë ata që dinë gjë për të ose mund ta kenë parë, të lajmërohen dhe të na japin informacione të cilat mund të na ndihmojnë”, ka shkruar Mehdi Krasniqi.
Ndërkaq, Telegrafi ka kontaktuar xhaxhain e Tianit, Nexhat Krasniqi, i cili tha se ende nuk është gjetur dhe se janë në kërkim të tij, bashk me Policinë e Kosovës.
Të gjithë ata që kanë ndonjë informatë, kontaktoni në numrin e telefonit: 045689923, Nexhat Krasniqi. /Telegrafi/