Site icon Telegrafi

Humb betejën me COVID-19, anesteziologu Sylejman Dulla

Ka humbur betejën me coronavirusin edhe mjeku i QKUK-së, Sylejman Dulla.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti, Haxhi Avdyli.

Sipas Avdylit, i cili është edhe mjek, brenda javës Kosova ka humbur dy anesteziolog.

“Humbje e madhe për familjen, miqtë e shëndetësinë, ikja në amshim e dr. Sylejman Dullës, Anesteziolog në QKUK”.

“Brenda javës Kosova humbi dy anesteziolog eminent Dr Afrim Tashollin e tash Dr Sylejman Dulla , të cilët ishin në vijë të parë të ballafaqimit me Covid19 , e që fatkeqësisht e humben betejën duke sakrifikuar edhe veten në luftë me këtë armik të padukshëm”, ka shkruar ai.

Exit mobile version