Edhe një i ri nga Ferizaj ka humbur betejën me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, i cili po ashtu vjen nga i njëjti qytet.
Bytyçi nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka përshkruar të ndjerin si një njeri të mirë, të drejtë dhe djalë shembullor.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Palushi dhe miqve të të ndjerit.
“Miq, vëllezër dhe ferizajas, sot e humbëm Bekim Palushim në luftën kundër pandemisë, në moshën më të mirë, duke na trishtuar të gjithë ne që e deshëm. Te Zotit jemi, e te ai do të kthehemi. Lutemi që faqebardhë si Bekimi. Ngushëllime bashkëshortes, Selimit (vëllait), dhe gjithë familjes Palushi me miq, për vdekjen e Bekimit”, ka shkruan Bytyçi.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive ka shkuar në 2 mijë e 995. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6 mijë e 917 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para.
Kurse deri më tani, 169 persona e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë. /Telegrafi/