Telegrafi

Humb bastin, puth një pelë

Puthja ka dalë nga një garë në mes të qarkut të Davisit dhe Spitalit të Davisit si dhe të Qendrës Mjekësore. Rregullat: Anëtarët e ekipit që kanë humbur më së shumti peshë kanë pasur fatin të shohin shefin e tyre duke puthur një kafshë ferme. Këtë vit, të punësuarit e qarkut kanë fituar, pasi që ata humbën 180.3 kilogramë, krejt pak më shumë sesa punëtorët e spitalit.

Hansen humbi rastin të shohë kolegët e tij komisionarë kur i bënë buzët bashkë me një lopë gjatë vikendit.

Prandaj të martën, Hansen takoi pelën me emrin Reno në shkallët e përparme të gjykatës së qarkut dhe puthi nxitimthi buzët e rrudhëta të saj.

Por këtë e bëri vetëm pasi që kishte lyer buzët me një lloj balsami dhe pas një bonbone me mint.

Ai i kishte thënë pelës: "Më beso, kjo është më shumë për ty sesa për mua".