Në Zelandë të Re, një fanatik i lojërave elektronike e ka pirë një litër vodkë për 40 sekonda, pasi e kishte humbur bastin lidhur me një parashikim.
Ai kishte thënë se do të pinte këtë pije të rëndë alkoolike për një minutë dhe se do ta mbante shallin e ekipit kundërshtar nëse ata ia dalin të fitojnë lojën, transmeton Telegrafi.
Meqenëse të tjerët u bënë fitues, ai mbajti premtimin dhe kreu obligimin për një kohë shumë më të shkurtër.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni veprimet e tij derisa e pi këtë pije e cila është vështirë të konsumohet edhe në doza të vogla. /Telegrafi/
https://youtu.be/vihNyYwCON8