Telegrafi

Humb 100 kilogramë dhe gjen dashurinë: Tani femrat nuk po e lënë rehat

Por kur kuptoi se po rrezikonte shëndetin e tij nisi të ndiqte një dietë të ekuilibruar duke arritur që të humbë 100 kilogramë dhe të gjejë dashurinë.

I riu jeton në Wrawëby, të Britanisë së Madhe, siç raporton “Mirror”, Joe nisi të shëndoshej në moshën 16 vjeçare pas ndarjes së prindërve të tij.

Kur arriti peshën 190 kilogramë, nisi të mos dilte më nga shtëpia. Konsumonte bukë pa kufi, ëmbëlsira e gjithçka tjetër dhe rrinte gjithë kohës shtrirë.

Miqtë e tij të vetëm ishin lojtarët virtualë që kishte njohur në rrjetet sociale.

“Kështu nuk më shihnin dhe nuk më gjykonin për përmasat e mia”, thotë ai.

Nëna Roberta dhe mjeku i familjes ishin shumë të shqetësuar për gjendjen e tij dhe tentuan që t’a këshillonin për rrezikun që i kanosej.

Kështu Joe kuptoi situatën në të cilën ndodhej dhe vendosi të ndjekë një regjim ushqimor të ekuilibruar të shoqëruar me aktivitet fizik.

Ai arriti të humbte 100 kilogramë dhe pas dobësimit u njohë me Marianna Kharitonava, 33-vjeçe me të cilën nisi bashkëjetesën.

“Më parë femrat më shpërfillnin, ndërsa tani më vardisen. Por pavarësisht kësaj unë jam besnik ndaj Mariannës, është e duhura për mua”, shprehet i riu.