Humanizmi është virtyt njerëzor, mirëpo aktiviteti humanitar për njëzimin po bëhet një nga profesionet më të rrezikshme.
Marrja peng e njerëzve, vrasja dhe keqtrajtimi I tyre po bëhet dukuri gjithnjë e më e theksuar në Afganistan, Siri, dhe në shtete tjera me konflikte.
Qytetarët në Kosovë kanë bindjen se i përkasin një vendi që shquhet për humanizëm. Kur e thonë këtë, e kujtojnë më shumë kohën kur qytetarët e kanë ndihmuar njëri-tjetrin për shkak se ishin në masa të një regjimi gjenocidal. Ata mendojnë se populli I Kosovës është humanitar dhe se do vazhdojë të mbetet i tillë. /GazetaTribuna/