Klan Kosova ka raportuar javën që shkoi për sëmundjen foshnjës tremuajsh, Argjend Latifit, për të cilin shumë njerëz ofruan kontributin e tyre.
Prindërit e djaloshit në fjalë kërkuan 7,800 euro, për operimin e tij, ndërsa shuma nga donacionet e ndryshme arriti në 21,000 euro.
- LEXO PO ASHTU: Lotët e burrit: Do të jetoja edhe 100 vite tjera në skamje, vetëm të më shërohet djali (Video)
Mirëpo, pas disa kontrolleve të mëtutjeshme pediatrike dhe tek qendra diagnostifikuese terapeutike “Medicus” në Lipjan, Argjenti u diagnostifikua me hipotrofi (mos shtim në peshë) për çka nuk ka nevoje për ndërhyrje kirurgjike.
Për momentin vogëlushi është ndalur në Klinikën e Pediatrisë, ku po trajtohet për diagnozën e lartpërmendur.
I ati që është i papunë, dhe që me gruan e Argjendin jeton në një dhomë, thotë se me paratë e mbledhura do ta ndërtojë një shtëpi. /Klan Kosova/