Site icon Telegrafi

Humanizmi i Familjes Selmani nga Ferizaj, prej 15 vitesh strehon fëmijë pa familje

Se shqiptarët janë popull solidar e dëshmon edhe historia e Familjes Selmanaj nga Ferizaj.

Prej 15 vitesh kjo familje ka adaptuar dhe është përkujdesur për 16 fëmijë, shumë prej të cilëve edhe me nevoja të veçanta.

Zonja Ymrije Selmani tregon për RTV Dukagjinin se e gjitha filloi shumë vite më parë kur në një mbrëmje ajo ka dëgjuar në televizion se kush ka dëshirë të jetë familje strehuese për fëmijët me nevoja.

“Nuk kemi pritur shumë dhe qysh të nesërmen, kemi shkuar në qendrën sociale në Ferizaj dhe kemi filluar procedurat për të marrë një fëmijë. Pas dy muajsh morën fëmijën e parë dhe nga ajo kohë kam arritur deri te fëmija i 16-të”, tha ajo përcjell Telegrafi.

Ymrije Selmani thotë se momentalisht ka në përkujdesje tre fëmijë.

Nga ana tjetër Halil Selmani tregon se në momentin kur i ka propozuar bashkëshortja dhe fëmijët për të strehuar një fëmijë ai ka pranuar pa hezitim.

“Iu thashë nëse ju pranoni unë jam i gatshëm. Me të vërtet puna e madhe me ta arrin përmirësimin e atyre fëmijëve pasi ka fëmijë që shumë vështirë përshtaten dhe avancojnë”.

Ymrije Selmani thotë se në bazë të ligjeve kur personi i strehuar arrin 18 vjet duhet të largohet.

“Po të më jepnin mundësinë për ta adaptuar tash do ta pranoja, pavarësisht se është me nevoja të veçanta”.

Halili dhe Ymrija kanë edhe katër fëmijë të tyre biologjikë për të cilët thonë se i pranojnë shumë mirë edhe familjarët e rinj.

Ymrije Selmani bënë thirrje edhe për familjet tjera të strehojnë fëmijë të tillë.

“Nëse ne kujdesemi për ata fëmijë, do t’i keni shënosh e mirë fëmijët tuaj”, tha ndër të tjera Ymrije Selmani./Telegrafi/

Exit mobile version