Site icon Telegrafi

Humanizimi Ramush Haradinajt, ndihmon të aksidentuarit në komunikacion (Foto)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përveç paktivitetve politike sot i ka rënë t’i ndihmoi disa të aksidentuar në rrugën Pejë-Lugu i Baranit.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi ku shihet i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke i ndihmuar të aksidentuarit për t’i drejtuar në qendren emergjente në Pejë.

Të aksidentuarit i ka ndihmuar edhe ish-kryetari i pejës Ali Berisha, që me profesion është doktor, raporton Indeksonline.

Ndryshe Policia e Kosovës është duke bërë apel për të pasur kujdes gjatë ngasjes, për shkak të aksidenteve të mëdha me fatalitet.

Numri i aksidenteve është shtuar dhe Policia e Kosovës do të patrullojë edhe me vetura civile.



Exit mobile version