Humanisti Adnan Hyseni, i është drejtuar deputetëve pejanë, që ta mbështesin kuzhinën humanitare “Bereqeti” në Pejë me nga 200 euro nga paga e tyre, për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë COVID19.
Hyseni ka thënë se ndihma e tyre është obligim njerëzor, moral, qytetar e kombëtar,
“I drejtohem publikisht te gjithë Deputetëve në Parlamentin e Kosovës nga të gjitha partitë politike pa dallim që janë nga Komuna e Pejës si: Ali Berisha, Gazmend Syla, Arber Tolaj, Kujtim Shala, Arben Gashi, Shkumbim Gashi, Besa Gazherri, Frasher Demaj, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Hajredin Kuqi, Veton Berisha që ta mbështesin kuzhinën Humanitare “BEREQETI” në Pejë me nga 200€ nga paga e tyre sepse e kanë obligim njerëzor, moral, qytetar, kombëtar dhe human”, ka thënë ai.
Hyseni thotë se do të lehtësohej ushqyerja e gati 300 personave nga ndihma e deputetëve nga Peja.
“Kur i marrin votat e gjithë banorëve të Pejës ne çdo zgjedhje ata e kanë edhe obligim që ta mbështesin këtë kuzhinë e cila është nën mbikëqyrjen e Bashkësisë Islame në Pejë e t’i ndihmojë këta 250 – 300 persona që iu nevojitet buka e gojës çdo ditë e veçanërisht në këto ditë të vështira e jetike për të mbijetuar kur po përballemi me coronavirusin”, ka thënë ai./Telegrafi/