Telegrafi

Human Rights Watch: Rusia ka dyfishuar censurën në internet gjatë vitit 2021

Autoritetet në Rusi kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për të shtypur lirinë e të shprehurit në internet gjatë vitit 2021.

Kështu thuhet ne raportin e fundit të organizatës Human Rights Watch (HRW), duke shtuar se kjo është një përpjekje disavjeçare për të shtypur prezencën online të qytetarëve rusë.

“Qeveria ruse po përdor kapacitetin e saj teknologjik për të kufizuar në mënyrë jotransparente dhe të paligjshme të të drejtave dixhitale në vend. Shtypja ndaj lirive të prezencës në internetit është kulmi i përpjekjeve shumëvjeçare nga autoritetet për të kufizuar të drejtat dhe liritë e rusëve”, tha Anastasiia Kruope, studiuese në HRW për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Që nga qershori, Rusia ka bllokuar gjithashtu shërbimin Rrjetit Privat Virtual (VPN) për gjoja shkeljen e një ligji të vitit 2017 që ndalon shërbimet Proxy.

HRW tha se përpjekjet e tilla janë lehtësuar nga teknologjia ruse e inspektimit (DPI), e cila u lejon autoriteteve të “filtrojnë, ridrejtojnë dhe bllokojnë” trafikun e internetit.

Ligji i Internetit Sovran i miratuar në vitin 2019, kërkon që të gjithë ofruesit e shërbimeve të internetit të instalojnë teknologjinë DPI në rrjetet e tyre.

Gjatë muajit mars, autoritetet përdorën teknologjinë DPI për të ngadalësuar qasjen në Twitter për të larguar përmbajtjen që qeveria e konsideronte të paligjshme, pas protestave masive paqësore në mbështetje të politikanit të opozitës tashmë të burgosur Aleksei Navalny.

Sipas HRW-së, autoritetet kërcënojnë në mënyrë të përsëritur se do të bllokojnë qasjen në faqet e internetit të firmave të huaja dhe ruse, për shkak të mospërputhjes së pretenduar me legjislacionin e vendit të internetit. /Telegrafi/