Problemi me emrin është problem ndërshtetëror dhe nuk është i lidhur me të drejtat e njeriut, për shkak se shtetet nuk janë ata që kanë të drejta të njeriut, është përgjigja e Human Rights Watch (HRW), pas kërkesës së Lëvizjes ndërkombëtare të Maqedonisë për të drejtat e njeriut, që Kombet e Bashkuara t’i dënojnë bisedimet e sponzoruara me qëllim që Maqedonisë t’ia ndërrojnë emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Benjamin Word, zv.drejtor i divizionit të HRW për Evropë dhe Azi qendrore, si arsye për të mos zbuluar bisedimet e emrit tha se për shkak se kjo çështje është e lidhur me të drejtat e njeriu dhe mund të ketë pasoja në pakicat maqedonase në Greqi.
Ndërsa Bill Nikollov tha se arsyeja që Greqia e kundërshton emrin e Maqedonisë është për shkak të mohimit të ekzistimit të popullit maqedonas në tërrësi./Telegrafi/