Raporti i fundit i Human Rights shkruan se problemet më të rëndësishme në Maqedoni në aspektin e të drejtave të njeriut që rrjedhin nga niveli i lartë i korrupsionit dhe dështimit të qeverisë, tërësisht ta respektojë sundimin e ligjit, duke përfshirë edhe përpjekjet e vazhdueshme për të kufizuar lirinë e medias, involvim në gjyqësor dhe ndjekje selektive e fajtorëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Human Rights shkruan se në Maqedoni, në sistemin gjyqësor ka ndërhyrje të mëdha politike, joefikasitet, nepotizëm, vonesa në procese, shkelje të të drejtës në gjykim publik. Korrupsioni është gjithashtu një tipar kryesor në gjyqësorin e Maqedonisë.
E gjithë kjo, siç vuri në dukje Human Rights, janë zbuluar nga regjistrimet e audio regjistrimeve që tregojnë dëshmi të ndërhyrjes politike në administratën publike dhe në media, si dhe korrupsioni që është në shkallën e lartë. /Telegrafi/