Telegrafi

Hulya Avsarit nuk i shkon si duhet “KikiChallenge”: Vetura merr shpejtësinë, këngëtarja turke vrapon për ta ndalur

Drake mund të mburret me këngën e publikuar tre javë më parë të titulluar “In My Feelings”.

Madje, kënga e artistit amerikan ka nisur të bëhet hit edhe në rrethin e këngëtarëve të përmasave botërore.

Njëra prej tyre që nuk ka mundur t’i rezistoj tundimit të vallëzimit nën ritmet e këngës pranë një veture në lëvizje është edhe Hulya Avsar.

Kjo e fundit ka marrë guximin të sfidojë veten në moshën 54-vjeçare, por jo gjithçka ka shkuar mirë me këtë provë.

Ajo ka publikuar një video të shkurtër në llogarinë personale në Instagram të një momenti mjaft interesant dhe të veçantë.

Lexo po ashtu Dua Lipa nuk mundet t'i reziston vallëzimit viral "Kiki Challenge"

Në fakt, këngëtarja duke vallëzuar pranë veturës që ishte në lëvizje të ngadaltë, në një moment makina merr shpejtësinë dhe artistja turke shihet duke vrapuar pas saj.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe po vazhdon të mbajë koncerte të ndryshme. /Telegrafi/