Telegrafi

Hulya Avsar 54-vjeçe! Sfidon valët e detit si sërfiste e vërtetë (Foto/Video)

Edhe një muaj do t’i mbushë 54 vjet, por kjo nuk do të thotë asgjë para sfidave të rrezikshme.

Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme turke, Hulya Avsar, e cila ka filluar pushimet verore familjare.

Ajo ka publikuar disa imazhe dhe video teksa shihet duke i sfiduar valët e detit në Antalya të Turqisë.

Avsar valët e detit duket se nuk po i llogaritë gjersa po i kalon sikur të ishte një sërfiste e vërtetë gjersa ka ekspozuar edhe linjat trupore.

Kujtojmë se këngëtarja është nënë e një vajzë 19-vjeçare të pagëzuar me emrin Zehra, e cila u përkujdes për imazhet e nënës gjatë pushimeve, ndërsa 53-vjeçarja ka qenë dy herë e martuar.

Ndryshe, atë mund ta shohim në emisionet e ndryshme televizive turke dhe në koncerte anembanë shtetit turk. /Telegrafi/