Në Shkup u mbajt takim i Rrjetit të hulumtuesve në sferën e zhvillimit rural në rajonin e Evropës Juglindore (EJL), nën organizimin e Shoqatës së agro-ekonomistëve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Qendrën hulumtuese për politika publike nga Beogradi. Në takim marrin pjesë përfaqësues të mbi 200 institucioneve hulumtuese-shkencore të të dy vendeve.
Natalija Bogdanov nga Fakulteti i shkencave bujqësore të Beogradit tha se takimi është i rëndësishëm në aspektin e shqyrtimit të problemeve të rajoneve rurale dhe problemeve të sfidave të hulumtimit.
Formimi i këtij rrjeti mbështetet nga Programi rajonal për mbështetje të hulumtimeve në Ballkanin Perëndimor, që menaxhohet nga Universiteti i Friborgut, me mandat të dhënë nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, SDC./Telegrafi/