UKactive ka bërë një hulumtim përmes internetit, që ka treguar se njerëzit gjatë ditëve të sotme, kalojnë më shumë kohë ulur në guaskën e tualetit, se sa duke bërë ushtrime fizike.
Të rriturit qëndrojnë gjatë javës, rreth tri orë e nëntë minuta në guaskë, derisa kalojnë vetëm 90 minuta duke qenë aktiv, transmeton Telegrafi.
Më se një e katërta ushtrojnë vetëm 30 minuta ose më pak gjatë javës, teksa rrinë ulur nga gjashtë orë në ditë.
Anketa me dymijë respodentë, ka treguar se vetëm 12 për qind e tyre e dinë sa shumë aktivitet fizik nevojitet për shëndet të mirë.
Të gjeturat konsiderohen shqetësuese, pasi bazuar në këto të dhëna, popullata në vendet e zhvilluara është në rrezik nga diabeti i shkallës së dytë, kanceri dhe vdekjet e hershme.
Autoritetet shëndetësore kërkojnë më se 150 minuta ushtrime fizike apo thjeshtë aktivitet fizik brenda javës, për të pasur shëndetin e duhur. /Telegrafi/