Të dobishëm apo të dëmshëm, telefonat e mençur janë bërë si gjymtyrë e jona.
Andaj nuk është çudi pse njerëzit janë të varur ndaj tyre. E po kjo varësi e njohur si nomofobia është trajtuar së fundmi nga kompania e hulumtimeve Pyper.
Të dhënat kanë treguar se, në një shkallë nga 0 – 10 ku 0 nënkuptonte ‘aspak’ dhe 10 ‘shumë’, mesatarja e varësisë ndaj telefonit ka rezultuar të jetë 6.75 prej 10.
Pothuajse 1 në 5 nga personat e anketuar janë shprehur se janë shumë të varur nga telefoni. Kjo në një mënyrë ose tjetrën lë të nënkuptohet se përdoruesit kalojnë shumë kohë në telefon (ndonëse në sasi të ndryshme).
34% kanë pohuar se mesatarisht kalojnë deri në 3 orë në telefon brenda ditës.
E një përqindje pak më e ulët (27%) kanë pohuar se kalojnë deri në 5 orë në telefon. /Telegrafi/