Site icon Telegrafi

Hulumtimi ‘Pallati sekret i Vladimir Putinit’ shpallet videoja më e popullarizuar në YouTube për vitin 2021 në Rusi

Hulumtimi i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny mbi pallatin në vlerë prej 1.3 miliardë dollarësh të presidentit Vladimir Putin ishte videoja më e popullarizuar në YouTube për vitin 2021 në Rusi.

Ekipi i Navalnyt publikoi një hulumtim, i cili pretendon se Putini dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë pastruar para për të ndërtuar këtë pallat në Det të Zi.

Siç njofton platforma, kjo video deri më sot është shikuar rreth 120 milionë herë.

Videoja ndihmoi në nxitjen e protestave mbarëkombëtare që bënin thirrje për lirimin e Navalnyt. Protestat, të cilat nuk ishin autorizuar, autoritetet ruse arrestuan mijëra persona.

Lexo po ashtu Brenda 'pallatit sekret' të Vladimir Putinit që është në pronësi të FSB-së ruse

Në gati 12 muaj që nga ajo periudhë, Rusia e ka parë se kritikët e Kremlinit këtë e kanë quajtur një goditje ndaj zërave kundërshtues.

Në muajin shkurt, Navalny u dënua me 2.5 vjet që po mbahet në një burgu në lindje të Moskës për shkelje të lirimit me kusht gjatë shërimit nga helmimi i gushtit 2020 për të cilin fajëson Kremlini.

Gjatë muajit qershor, Rusia i shpalli zyrtarisht të jashtëligjshme aktivitetet e rrjetit të Navalnyt, duke i cilësuar si organizata “ekstremiste”.

Që atëherë, pothuajse të gjithë ndihmësit dhe bashkëpunëtorët e nivelit të lartë të Navalny kanë ikur jashtë vendit, kryesisht në Gjeorgji ose në shtetet baltike, për t’i shpëtuar ndjekjes penale. /Telegrafi/

Exit mobile version