Në referendumin e 30 shtatorit 40.9% e qytetarëve do të votojnë “për”, “kundër” janë 8.6%, të papërcaktuar janë 6.3%, derisa dy përqind nga të anketuarit kanë refuzuar të përgjigjen. Pa përgjigje kanë qenë 42.2% e të anketuarve.
Këtë e thotë hulumtimi i fundit që për Televizionin Telma e kanë punuar Instituti për Demokraci-Societas Civilis dhe Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ndërsa e ka zbatuar Kompania M-Prospekt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen e parë të hulumtimit se a do të dalin apo nuk do të dalin në votim, shumica apo 57.8% e të të anketuarve kanë dhënë përgjigje pozitive, thuajse një e treta apo 28.8% nuk do të dalin në referendum, 11.2% nuk dinë dhe 2.2% kanë refuzuar të përgjigjen.
Hulumtimi është zbatuar në teren dhe e bërë ballë për ballë nga 7 gushti deri në 25 gushti me 1000 të anketuar. Hulumtimi i projekton censusin në referendum, ndërsa përfshin të dhëna për përkatësinë etnike. Hulumtimi është zbatuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase./Telegrafi/