A keni pasur ndonjëherë ndjenjën që tërësisht keni parashikuar diçka pak para se të ndodhte ajo gjë?
Nuk është fjala për superfuqi, por për mekanizmin e trurit i cili u mundëson njerëzve të jenë shumë më të suksesshëm, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë Barkeley kanë studiuar se si njerëzit mund t’i parashikojnë disa gjëra në jetë dhe kanë zbuluar që truri i ka dy mekanizma për matje të kohës, të cilët mundësojnë parashikime afatshkurtra, shkruan IFL Science.
Truri i njeriut ka dy “orë” të brendshme që parashikojnë të ardhmen tonë të menjëhershme.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, i cili sugjeron se lidhjet tona nervore parashikojnë milisekondat e ardhshme.
Një nga “orët” mbështetet në përvojat e kaluara, ndërsa tjetra varet nga ritmi, por të dyja janë vendimtare për mënyrën se si ne e “lundrojmë” botën.
Këto orë të inkorporuara u lejojnë njerëzve të dinë se kur duhet ta shtypni pedalin e përshpejtuesit në një makinë para se drita të jetë e gjelbër dhe funksioni njohës së kohëzgjatjes na lejon gjithashtu të dimë saktësisht se kur duhet të nisim të këndojmë gjatë një kënge.
Dy “orët” e brendshme u zbuluan pasi ekspertët studiuan saktësinë e kohës paraprake mes njerëzve me sëmundjen e Parkinsonit.
Për më tepër, rezultatet e tyre sugjerojnë se nëse një nga këto orë nervore është gabim, tjetra mund të marrë kontrollin automatikisht.
“Ne kemi treguar se pacientët me degjenerim cerebral kanë një çrregullim në përdorimin e shenjave jo-ritmike, ndërsa ata me degjenerim të ganglioneve bazale të shoqëruara me sëmundjen e Parkinsonit kanë një çrregullim në përdorimin e shenjave ritmike”, tha autori i studimit, Richard Ivri.
Gjetjet e studimit, të publikuara online në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ofrojnë një perspektivë të re rreth asaj se si njerëzit llogarisin kur ta bëjnë një lëvizje. /Telegrafi/