Site icon Telegrafi

Hulumtim: “Kur nuk sundon ligji, lulëzon korrupsioni”

Kur në shtet nuk sundon ligji, lulëzon korrupsioni. I këtillë është konkluzioni i hulumtuesve nga fakulteti për Siguri në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij hulumtimi lufta kundër korrupsionit mund të fitohet vetëm duke shqiptuar gjoba dhe dënime të rënda ndaj të korruptuarve dhe korruptuesve. Sipas hulumtimit, korrupsioni më i theksuar është tek partitë politike, udhëheqësit e funksioneve shtetërore, doganat, në polici dhe tek gjykatësit.

Sipas hulumtimit korrupsioni është më i theksuar te partitë politike, udhëheqësit e funksioneve shtetërore, në dogana dhe te doganierët, në polici dhe te policët dhe te Gjykatësit.

Ndër situatat kur më së shumti aplikohet korrupsioni janë ato gjatë aplikimit  për punë ose avancim në punë, kur dikush dëshiron t’i shmanget shkeljes së ligjit, apo edhe kur regjistrohet në fakultet.

Hulumtuesja Katerina Krstevska, shpjegon sugjerimet e të anketuarve kur janë pyetur se si preferojnë të dënohen të korruptuarit.

“Për shembull, të rriten dënimet. Dënim të përjetshëm në qeli. Për personat që bëjnë korrupsion të ketë dënim me vdekje që të pastrohen nga ky shtet. Më pas, ai që zihet në korrupsion të varet në litar, si dhe të goditet me çekan dhe nëse mbetet gjallë të dënohet deri në vdekje për mitë dhe korrupsion”, kanë qenë sugjerimet e të anketuarve për mënyrat e dënimit të personave të korruptuar.

Në këtë raport është përfshirë edhe dhënia e mitos. Për dallim nga viti 2013, në vitin 2016 dhënia e mitos si hapi i parë drejt korrupsionit është rritur për 2.7%. Për recensuesin e hulumtimit, profesorin Lubço Arnaudovski, korrupsioni dhe mita janë krimi më i madh i mundshëm.

Ky hulumtimi është realizuar gjatë muajit janar, në gjithsej 33 komuna të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version