Maqedonia jep nga dy milionë euro në vit për anëtarë të Këshillave drejtues dhe mbikëqyrës. Kjo është një pjesë e hulumtimit që e zbatoi Qendra për menaxhimm me ndryshime.
Dy milionë euro në vjet ndahen në vjet për honorare për anëtarët e Këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike.
Sipas hulumtimit, në shtet ka 423 institucione që kanë Këshilla drejtues dhe mbikëqyrës dhe shteti, ndërsa gati gjysma e pozitave të drejtorit në institucionet publikje janë ushtrues detyre, përkatësisht 61% e kanë pozitë të plotë dhe 39% janë ushtrues detyre për shkak se nuk përmbushin kriterin e arsimit ose pjesën e gjuhëve të huaja.
“Në sektorë të caktuar në fushën e kulturës vërejmë se drejtorët kanë paga më të ulëta se punonjësit. Një bibliotekar ka një pagë më të lartë se një drejtor. Sa i përket shumave, ashtu edhe për shpenzimet shtetërore, ka ulje. Në periudhën raportuese 2015*2018 kur kemi bërë hulumtimin e parë në bordet drejtuese, shteti ka shpenzuar 2.5 milionë euro në vit për shpenzime të tilla, ndërsa tani është 1.9 milionë euro”, thuhet në hulumtim./Telegrafi/