Telegrafi

Hull City 0-2 Chelsea, notat e lojtarëve (Foto)

Ndeshja e javës së shtatë në mes të Hull Cityt dhe Chelseat i ka takuar mysafirëve që në fund fituan me rezultat 2-0.

‘Blutë’ e Londrës janë kthyer të fitoret në Ligën Premier, pasi pas dy humbjeve radhazi kanë fituar në udhëtim te Hull City me rezultat 2-0.

Golat në këtë takim për skuadrën e Antonio Contes i shënuan braziliani Willian në minutën e 61-të dhe sulmuesi i rrezikshëm, Diego Costa në minutën e 67-të.

Lexo po ashtu Chelsea u kthehet fitoreve (Video)

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadra, varësisht paraqitjeve të tyre në këtë ndeshje.

Sipas kësaj faqe, futbollisti më notën më të lartë ishte Costa me notën 8.7, teksa notën më të ulët e kishte Ryan Mason me 6.0. /Telegrafi/

Hull City: 

Chelsea: