Telegrafi

“Hulku iranian” doli mbrëmë zbuluar: Para meçit refuzoi ta hiqte fanellën

“Hulku iranian” bëri debutimin e tij në boks mbrëmë dhe nuk shkoi mirë. Çuditërisht ai refuzoi të hiqte fanellën e tij për luftën me rivalin, “Titan Kazak”.

Për një njeri që bëri reputacionin e tij duke postuar foto topless duke treguar fizikun e tij mbresëlënës, iraniani dukej çuditërisht ngurrues për t’i shfaqur ato muskuj në publik. Ai këmbënguli të vishte një fanellë për këtë luftë që përfundoi në më pak se dy raunde.

Shumë shpejt u bë e qartë se “Hulku iranian” nuk e ka idenë se si të boksoj dhe nuk donte të ishte në ring.

Lexo po ashtu Për më pak se dy minuta, "Hulku iranian" ia doli ta 'shkatërroi' internetin - dueli i tij me "Titan Kazak", i shëmtuar

“Hulku iranian” peshonte 140 kilogramë për këtë garë me “Titan kazak” që erdhi në 92 kilogramë. Ky i fundit doli në një pozicion të favorshëm dhe qëlloi menjëherë disa grushte.

Iraniani tentoi të kundërpërgjigjes, mirëpo e humbi balancin. Kazaku më pas lëshoi grushtin e parë kuptimplotë të betejës, e cila menjëherë bëri që kundërshtari i tij të kthente shpinën dhe të ikte.

“Hulku iranian” qartë donte të hiqte dorë dhe iu dha një pushim i gjatë ndërsa ai pinte pak ujë. Lufta vazhdoi dhe “Titan kazak” bëri edhe një goditje të fuqishme, psër të nokautuar kundërshtarin.

Iranian do të përballje në fillim të këtij viti me Martyn Ford, por ky i fundit heqi dorë nga lufta, duke thënë se fiziku i tij në jetën reale është zhgënjyes dhe i bën photoshop në mediat sociale. /Telegrafi/