Sajad Gharibi është një yll në bodybuilding. Ky iranian 30-vjeçar aktualisht është sensacion në internet, me miliona fansa që i shikojnë videot e tij.
Por, derisa synon të bëjë një karrierë në MMA, “Hulku Iranian” është pak i shqetësuar kur flasim me të për një tjetër bodybuilder, një brazilian, i cili e quan veten “Hulku brazilian”.
Romario dos Santos Alves është po ashtu i njohur në rrjetet sociale për videot e tij, mirëpo iraniani është më aktiv. Brazilianit një shtim në peshë disa vite më parë sa nuk i kushtoi me jetë për shkak të muskujve të tij. Megjithatë, ai synon të sfidojë Sajad Gharibi në një ring.
Pas disa shkëmbimeve mes dyshes në rrjetet sociale, si “Jam gati të luftoj me ty, më trego çfarë ke për të thënë në ring”, dy sensacionët e internetit ranë dakord të takohen në një datë ende të pacaktuar.
Ndërkohë, “Hulku iranian” duhet të përballet me Martyn Ford në prill, për t’i dhënë fund përballjes së tyre në distancë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jNBC84uKuUo&ab_channel=ABBASDEXTER