Telegrafi

Hulk Hogan martohet për herë të tretë, kurorëzon dashurinë me Sky Daily

Hulk Hogan u martua për herë të tretë gjatë fundjavës pasi kurorëzoi dashurinë me Sky Daily në Clearwater Të Floridas.

Ish-ylli i WWE, 70 vjeç dhe instruktorja e jogës 45 vjeçe u martuan para një grupi të vogël të anëtarëve të familjes gjatë të premtes që lamë pas, vetëm dy muaj pasi ai i propozoi.

Ceremonia private u zhvillua brenda kishës Baptiste Indian Rocks, ku pastori i tyre, Aaron Filippone drejtoi procedurat zyrtare të martesës.

Nusja mahniti me një fustan të bardhë pa rripa nga Rue de Seine dhe stiloi flokët e saj bionde me kaçurrela me volum.

Pamjes së saj për ditën e veçantë i shtoi edhe një bylyzyk dhe një varëse gjerdan, së bashku me unazën e saj të martesës, e cila besohet të jetë me vlerë rreth 500 mijë dolarrë (469 mijë euro).

Hogan, emri i plotë i të cilit është Terry Gene Bollea, kishte veshur një kostum tradicional të zi me këmishë të bardhë dhe kravatë gjithashtu të zezë.

Lexo po ashtu Hulk Hogan zbulon se është fejuar me trajneren Sky Daily

Vajza e madhe e ikonës së mundjes, Brook Hogan, thuhet se nuk arriti të ishte në ceremoni, Megjithatë, djali i tij, Nick Hogan, ishte i pranishëm.

Tre fëmijët e Daily ishin gjithashtu të pranishëm për të dëshmuar martesën e nënës së tyre.

Të porsamartuar njoftuan për herë të parë fejesën e tyre në korrik pas romancës për një vit.

Atleti i famshëm ishte më parë i martuar me Linda Hogan nga viti 1983 deri në vitin 2009. Ata kanë dy fëmijë Brooke dhe Nick.

Ai u martua me gruan e tij të dytë, Jennifer MCDaniel, në vitin 2010, por çifti u ndan 11 vjet më vonë. /Telegrafi/