Ylli brazilian Hulk ka 22 vite si futbollist profesionist, por ai ende po mban një nivel të lartë dhe këtë e dëshmoi me një super gol që shënoi së fundmi.
Sulmuesi i cili më parë ka luajtur tek Porto dhe Zenit Saint-Petersburg, u rikthye në vendlindje gjatë vitit 2021 duke nënshkruar për Atletico Mineiron.
Ai ka fituar plotë shtatë trofe me këtë ekip dhe ani pse do të mbush 39 vite më vonë këtë vit, po e dëshmon se ka gjuajtjen më të fuqishme në botë, ashtu siç e demonstroi së fundmi ndaj Tombenses.
Hulk hapi serinë e golave në minutën e 58-të pasi realizoi nga penallti, por ishte goli i tij i dytë ai që la tifozët me gojë hapur.
Hulk. 38-years-old. 🇧🇷🚀 pic.twitter.com/B5gaAd60CK
— EuroFoot (@eurofootcom) February 15, 2025
Në një distancë nga 35 metra, kapiteni i Atleticos lëshoi një gjuajtje tejet të fuqishme e cila me ndihmën e traversës përfundoi në rrjetë.
Duke mbajtur veten në formë të mirë me ndihmën e fuqisë që ka, Hulk ka shënuar mbi 100 gola në katër vite për Atleticon, ku shumica prej tyre ishin të këtij lloji./Telegrafi/