Telegrafi

Huliganët rusë po stërviten për t’u përleshur para Kampionatit Botëror (Foto/Video)

Një video shokuese i shfaq huliganët rusë duke u stërvitur para Kampionatit Botëror 2018. Në video paraqiten grupet e huliganëve rivalë, të cilët përballen në një përleshje të organizuar, e cila duket po aq brutale, sikur të ishte e vërtetë.

Derisa grupet po përleshen, në skaj qëndron një ‘arbitër’, i cili bërtet me ofendime homofobike ndaj atyre që paleshen. Përleshja njëherësh përcillet nga qindra njerëz, të cilët brohorasin kore tifozësh, ndërsa në mesin e tyre ka edhe fëmijë.

Kjo video ka ardhur pas kërkesave të politikanit rus, Igor Lebedev, që përleshjet ndërmjet huliganëve të shndërrohen në sport zyrtar.

Duke i justifikuar komentet e tij, Lebedev ka thënë: “Rusia do të ishte pionier në një sport të ri. P.sh. do të vinin tifozët anglezë dhe do t’i zgjidhnin përleshjet. Dhe do të merrnin përgjigjen – sfida pranohet. Një takim në stadium në një orë të caktuar”.

Në ndërkohë, edhe policia ruse ka bërë stërvitje për të qetësuar çrregullimet eventuale të shkaktuara nga tifozët pas ndeshjeve të futbollit.

Përgatitjet e policisë ruse para ‘Rusia 2018’

Sipas tyre, tifozët nuk duhet të kenë frikë të udhëtojnë në Rusi për Kampionatin Botëror 2018. /Telegrafi/