Telegrafi

Huliganët hapin çezmat, mijëra litra qumësht derdhen në rrugët e qytetit gjerman

Mijëra litra qumësht kanë rrjedhur dhe u ngrinë në rrugë, në rajonin gjerman të Vestfalisë, pasi huliganë të panjohur hapën çezmat në tanket e parkuara për transportin e qumështit, njoftoi sot policia gjermane.

Shoferi parkoi një rezervuar në parkingun në Reten në mënyrë që të merrte qumësht shtesë nga familjet rurale herët në mëngjes.

Kur u kthye, ai pa se 15.000 litra qumësht ishin derdhur në rrugë, dhe pasi temperatura ishte katër gradë nën zero, qumështi ishte ngrirë, transmeton Hina.

Sasia ishte e madhe sa që mbuloi gjithë rrugën  dhe 20 zjarrfikës u aktivizuan për pastrimin e rrugës, ndërkohë që policia ka nisur me hetimin e rastit.

Vetëm pesëdhjetë kilometra larg, në qytetin Verl, javën e kaluar nga një fabrikë lokale për çokollatë, në rrugë është derdhur një ton i kësaj ëmbëlsire të lëngshme. /kp/Telegrafi/