Telegrafi

Hughton i ngazëllyer pas rikthimit të Newcastle në Premier

Newcastle shënoi fitore 2-1 në takimin e mbrëmshëm ndaj Sheffield United dhe siguroi biletën për në elitën e futbollit anglez, nga ku u largua vetëm një sezon më herët.

“Kjo është një arritje e mrekullueshme dhe jemi absolutisht të ngazëllyer. Fakti që e kemi siguruar prmovimin në Premier me edhe gjashtë ndeshje të mbetura është një dëshmi për kualitetin e këtij formacioni të lojtarëve dhe çfarë sezoni të mirë kanë pasur ata”, ka thënë Hughton.

Ndërkohë sulmuesi kosovar Shefki Kuqi i cili aktivizohet në ligën e dytë angleze, ka shënuar gol në fitoren e mbrëmshme prej 3-0 të Swansea ndaj Scuthorpe, për të mbajtur gjallë shpresat e ekipit për ngjitje në Ligën Premier. /Telegrafi/