Telegrafi

Hughes: Robinho mbetet në City

Ish-lojtari i Real Madridit, i cili është jashtë fushe për shkak të lëndimit në gju, javën e fundit vazhdimisht është lidhur me një kalim në Barcelona, por Hughes thotë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij.

“Gjithmonë ka spekulime rreth të ardhmes së Robinhos. Kështu ishte edhe kur ai erdhi në fillim në klub. Ai është një djalosh i shkëlqyeshëm”.

“Ne nuk jemi në proces të shitjes së lojtarëve më të mirë të ekipit. Ne dëshirojmë t’i ruajmë futbollistët e shkëlqyeshëm. Ne synojmë kah ndërtimi i një ekipi dhe jo kah shkatërrimi i tij”, ka thënë Hughes për mediat angleze./Telegrafi/