Telegrafi

Hughes në listën e Liverpoolit

Besohet se ish-menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, bën pjesë në këtë listë, së bashku me trajnerin e Aston Villas, Martin O’Neill. Por nuk përjashtohen edhe emra të tillë, si Guus Hiddink dhe Jose Mourinho.

Hughes mund të kthehet edhe tek ish-skuadra e tij, Blackburn Rovers, duke qenë se trajneri aktual Sam Allardyce dita ditës po vihet nën presion më të madh. /Telegrafi/