Site icon Telegrafi

Hughes konfirmon të ardhmen e Shaqirit

Xherdan Shaqiri është lidhur me një kalim të mundshëm tek Roma.

Por trajneri uellsian i Stoke Cityt, Mark Hughes ka folur për situatën momentale të kosovarit.

Numri një i Stoke Cityt ka deklaruar se Xherdan Shaqiri do të mbetet në Stoke City edhe për stinorin e ri.

“Shaqiri është i përqendruar vetëm tek Stoke City. Ai ka dëshirë të madhe të përmirësohet edhe më shumë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

“Ai është ende i ri dhe ka për tu përmirësuar edhe më shumë si në anën fizike ashtu edhe në atë teknike”, deklaroi Hughes duke shtuar.

“Nuk mendoj se ai është i shqetësuar me spekulimet që e përmendin një largim të tij nga Liga Premier”, përfundoi trajneri uellsian.

Gjiganti italian Roma është skuadra më e interesuar për shërbimet e Xherdan Shaqirit. /Telegrafi/

Exit mobile version