Telegrafi

Hughes: City mund ta thyejë katërshen

City, i cili këtë verë ka harxhuar 110 milionë funte për përforcime të reja, të shtunën do ta ketë testin e parë të madh të sezonit të ri, pasi do të presë në Eastlands ekipin e Arsenalit.

Hughes, i cili drejtoi klubin në tre fitore gjatë tre ndeshjeve të para të sezonit, është i kënaqur nga fillimi dhe beson se ata do të mund të thyejnë top katërshen angleze dhe të garojnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Mendoj se për një periudhë të shkurtër do të përfundojmë një punë në mirë në ndryshimin e perceptimit të njerëzve. Dikush na sheh si kërcënim të madh për të ashtuquajturën e katërshes së madhe dhe ne ndjehemi komfort me këtë”, ka thënë Hughes.

“Këto klube kanë luajtur në një nivel më të lartë në vitet e kaluara, por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të jemi para disa prej këtyre klubeve, pasi këtë e kemi dëshmuar tashmë”, ka shtuar anglezi.