Telegrafi

Hughes i beson Shaqirit

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, ka thënë se ka besim te Xherdan Shaqiri dhe reparti i sulmit për ndeshjen kampionale kundër Southamptonit.

Stoke City, të shtunën (sot) luan në shtëpi kundër Southamptonit (16:00), në kuadër të xhiros së 30-të në Premier League.

“Do të jetë një ndeshje e fortë, por dallimin kundër Southamptonit do ta bëjë reparti ynë i sulmit, i cili pothuajse gjithmonë ndihmohet nga Shaqiri”, ka thënë Hughes.

Shaqiri 24-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni u transferua te Stoke dhe në 22 ndeshje kampionale ka shënuar tri gola e ka shpërndarë pesë asistime.