Telegrafi

Hughes ankohet për kohën shtesë

United avancoi tre herë në ndeshje, me anë të Wayne Rooneyt (2′) në pjesë të parë dhe me dy gola të Darren Fletcher në pjesën e dytë (49′ dhe 80′), por City të tri herët arriti të barazojë, së pari me anë të Garreth Barry në pjesë të parë (16′), dhe dy herë në pjesë të dytë ne anë të Craig Bellamy, të dytin në minutën e parë shtesë të takimit (52′ dhe 90’+1).

Por goli i shënuar nga Owen në minutën e gjashtë të kohës shtesë, iu solli tri pikë djajve të kuq në derbin e qytetit të Manchesterit.

"Ishte shumë zhgënjyese për ne në një ndeshje të rëndësishme, si për ne dhe Manchester United. Ne treguam katakter dhe kualitete të mëdha sot dhe në fund vërtet u ndjemë të shqetësuar dhe të vjedhur me drejtësi, pasi referi luajti shtatë minuta tjera në fund të ndeshjes", ka thënë Hughes për Sky Sports News.