Telegrafi

Hugh Jackman shpëton djalin nga mbytja në det (Video)

Hugh Jackman është përballur me një sfidë më të madhe sesa ato që zakonisht ka për ekranet televizive, të shtunën në Sydeny Bondi Beach.

Në internet janë publikuar xhirime që tregojnë yllin e Hollywoodit teksa kthen në breg një notar, para se të shpëtonte djalin e tij 15 vjeçar nga dallgët e rrëmbyeshme.

Ai po ashtu është parë duke u dhënë sinjal të tjerëve në det, me synimin që ata ta vërejnë dhe nëse kanë nevojë për ndihmë ta sinjalizojnë, transmeton Klan Kosova.

Peter Adam, një nga personat që u ndihmua nga aktori i famshëm, ka thënë se në ato moment edhe ai vet ishte duke dhënë ndihmë, vajzës së Jackman.

“Ai nuk më shpëtoi. Ai më ndihmoi që bashkë ta kthenim në plazh vajzën e tij. Pastaj ai e mori edhe të birin”.

Për shkak të dallgëve të mëdha, edhe rojat bregdetare u futën në lojë për të shpëtuar të mbeturit në det.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=UADm5eKMLZM