Telegrafi

Hugh Jackman befason fansat në Denver

Hugh Jackman kohët e fundit e ka gjetur veten në një rol të ndryshëm nga ato në të cilat jemi mësuar ta shohim.

Aktori i famshëm aktualisht është në një turne, “The Man. The Music. The Show” në Shtetet e Bashkuara dhe shumë fansa u befasuan me një lëvizje të pazakontë të yllit të tyre.

Jackman shërbeu fansat me kafe dhe ky moment u regjistrua përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e Twitterit.

“Faleminderit që erdhët të na vizitonit në Denver”, shkroi 50-vjeçari krahas imazhit të sjell në rrjetet sociale.

Shumë ndjekës e vlerësuan këtë gjest dhe e quajtën aktorin “njeri i popullit”. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ylli i Hollivudit të bën këso befasish për fansat.

Ndryshe, Jackmanin do ta shohim së shpejti në projekte të reja filmike, të cilat do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/