Telegrafi

Hugh Grant po martohet për herë të parë në moshën 57-vjeçare

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 18: Hugh Grant and Anna Eberstein attend the EE British Academy Film Awards (BAFTA) held at Royal Albert Hall on February 18, 2018 in London, England. (Photo by Jeff Spicer/Jeff Spicer/Getty Images)

Aktori britanik Hugh Grant, i njohur për rolet në komeditë romantike, do të martohet së shpejti me partneren suedeze Anna Eberstein.

Për aktorin 57-vjeçar do të jetë martesa e parë ndërsa nusja e ardhshme tashmë është martuar.

Tabloidi britanik “The Sun” raportoi se dasma do të mbahet pas tre javëve, e cila plotëson edhe kriteret ligjore të paraparë sipas shteti anglez.

Grant, i cili ishte në media britanike mori pseudonimin e beqarit të përjetshëm, ai kishte disa marrëdhënie, duke përfshirë marrëdhënien me modelen britanike Liz Hurley.

Aktori që është në lidhje në gjashtë vjetët e fundit ka tre fëmijë – Felix Chang Hong Grant, Tabitha Grant dhe John Mungo Grant.

Ai më parë ka qenë në lidhje me modelen britanike Liz Hurley, producenten Jamie Goldsmith, si edhe aktoren kineze Tiglan Hong.

Aktori britanik më mirë është i njohur për rolet në filmat “Notting Hill” dhe “Bridget Jones Diary”. /Telegrafi/