Aktori i njohur britanik Hugh Grant thotë se ende nuk e kupton pse filmi “Love actually” është ende i shikuar.
Ai vuri në dukje se përfundoi me filma të zhanrit komik, por gjithashtu është krenar për ato që kishte bërë deri më tani në karrierë.
“Unë nuk e kuptoj se pse ende mbetet film kaq popullore. Të gjithë e shikojnë për festat, e cila gjë është e bukur. A më kujtohet ndonjë gjë nga xhirimi i filmit? E pra, ishte ajo skenë horrori ku më dashur të paraqitem. Unë mendoj se ka skena të vështira. Nuk ishte e lehtë që një anglez në të dyzetat e tij që traq xhiroj atë skenë në shtatë në mëngjes. Isha i vdekur”, komentoi me shaka aktori duke qenë mysafirë i Jimmy Kimmelit.
Ai thotë se ka përfunduar koha e tij që të paraqitet në role humoristike, por është krenar me të kaluarën.
“Nuk dua t’i shoh dhuratat në dhëmbë kur janë në pyetje komeditë romantike. Unë jam shumë krenar për ta dhe që janë kaq të njohura. Jam mirënjohës, por gjithashtu edhe shumë i lumtur që kam përfunduar me to. Rolet e tjera po vijnë tani që jam plakur dhe rrudhur”, tha ai.
Përveç tij, Emma Thompson, Kira Knightley, Liam Nison dhe Colin Firt janë gjithashtu në filmin e lartcekur.
Ndryshe, aktorin do ta shohim edhe me projekte të reja filmike gjatë vitit të ardhshëm kalendarik. /Telegrafi/