Site icon Telegrafi

Huffington Post: Shqiptarët janë aleat të besueshëm

Shqiptarët janë pro-amerikan të fuqishëm, shkruan ndër të tjera David Phillips, Drejtor i Programit për ngritjen e paqes dhe të drejtave të njeriut, transmeton lajmi.net.

Ata dëshirojnë një siguri bashkëpunimi më të afërt kulturor dhe tregtar me SHBA-në. Kosova dhe Shqipëria do ta mirëpresin zgjerimin e bazave ushtarake të SHBA-së në territorin e tyre.

Kosova dhe Shqipëria kanë të gjitha tendencat e dhëna të rëndësishme, në marrëdhënie me Rusinë dhe Turqinë. Turqia është kundërshtar strategjik, ndërsa Turqia një aleat i pasigurt.

Vladimir Putin ka një mospërfillje të rrezikshme për sistemin ndërkombëtar. Pas aneksimit ilegalisht të Krimesë, Putin ka kërcënuar pjesët tjera të Ukrainës e gjithashtu Poloninë me shtetet baltike. Rusia sponsorizon partitë e djathta ekstremiste në Evropë në përpjekje të shkatërrojë unitetin evropian dhe konsensusin trans-atlantik.

Fushata e fshehtë e Rusisë për të përhapur lajme të pavërteta, propagandë dhe keqinformime mund të ketë ndikuar në zgjedhjet në SHBA dhe Itali.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është një mashtrues. Ai është mysliman dhe anti-amerikan. Ai ka shënjestruar “opozitarët” në vendin e tij. Erdogan ka shkarkuar 140,000 anëtarë të ushtrisë, policisë, gazetarë, gjyqtarë, kryetarë të komunave, parlamentarë dhe mësues që prej puçit të dështuar në korrik të 2016. Turqia është vendi që ka më së shumti gazetarë në burg, se sa çdo vend tjetër.

Në përgjigje të këtij mjedisi të paqëndrueshëm dhe aleancash të lëkundura, SHBA ka nevoje për një strategji të re sigurie.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. Ajo aktualisht kontribuon me trupa dhe personel mjekësor për Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan.

Shqipëria gjithashtu merr pjesë në operacione aktive dhe operacione detare të NATO-s kundër terrorizmit në Mesdhe. Shqipëria ka kontribuar në Bosnjë dhe Hercegovinë. Shqipëria gjithashtu mbështet operacionet paqeruajtëse në Kosovë.

Baza Ajrore Gjadër në Shqipëri do të mund të zgjerohej për të pasur objekte tjera të NATO-s. Zgjatja e pistës dhe infrastrukturës e përmirësuar do të bënte Gjadrin një fushë plotësisht të gatshme për operacione në Lindjen e Mesme apo për të mbrojtur anëtarët e NATO-s.

Bashkëpunimi me Shqipërinë është shumëdimensional. SHBA dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje strategjike partneriteti në vitin 2014. Integrimi i mëtejshëm me institucionet euro-atlantike do ta bënte Shqipërinë një siguri të fortë, politike dhe partner tregtar të Perëndimit.

Kapaciteti i rritur i Kosovës do të rrisë edhe interesat e NATO-s dhe SHBA-së.

Kampi Bondsteel është baza kryesore e ushtrisë amerikane në Kosovë. Bondsteel mund të shndërrohet në një qendër transiti për trupat dhe pajisjet. Gjithashtu, mund të presë edhe një forcë të reagimit të shpejtë për emergjencat në Baltik në Detin e Zi, transmeton lajmi.net.

Kosova është më shumë se e gatshme. Kosovarët janë thellësisht mirënjohës ndaj SHBA-së për udhëheqjen e operacionit kundër trupave serbe në vitin 1999. Ata, gjithashtu janë mirënjohës ndaj SHBA-së për koordinimin e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Prania e Amerikës në Evropën Juglindore, gjithashtu u shërben interesave strategjike. Kjo do ta pengonte Rusinë për të kthyer shtetet e rrezikuara në prokurë apo ngritjen e bazave në Ballkanin Perëndimor. Ajo gjithashtu do të veprojë si mburojë kundër eksportimit të islamizmit turk.

Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm (PVE) është element i rëndësishëm i marrëdhënieve amerikano-shqiptare. Kosova dhe Shqipëria janë shoqëria pluraliste me shumicë myslimane. SHBA mbështet udhëheqësit lokalë për riintegrimin e të kthyerve nga Siria dhe Iraku. Gjithashtu, ndihmon edhe në parandalimin e radikalizmit të mëtejshëm të shoqërisë.

Bashkëpunimi me shqiptarët kapërcen territoret e Kosovës dhe Shqipërisë. Shqiptarët janë në lagje të ndryshme të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë. Më shumë se çdo komb tjetër në Evropën Juglindore, shqiptarët kanë një angazhim me SHBA dhe lidhje të mirë me amerikanët.

Në qoftë se Amerika është në kërkim të partnerëve në një botë gjithnjë e më komplekse, ajo mund të mbështet tek shqiptarët.

Presidenti i zgjedhur Donald J. Trump e di vlerën e një portofoli të larmishëm.

Kosova dhe Shqipëria janë të domosdoshme.

Shqiptarët janë miq të besueshëm. /Lajmi.net/

Ky artikull është shkruar nga David L. Phillips nga Universiteti i Columbias. Ai shërbeu si këshilltar i lartë për Stabilitet rajonal të Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane (1999-2001), shkruar për- Huffington Post.

 

Exit mobile version