Site icon Telegrafi

Hueyda do të jetojë në Luksemburg, i falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur

Prezantuesja Hueyda El Saied ka vendosur të largohet nga Shqipëria dhe do të jetojë në Luksemburg.

Para një muaji, ajo u kthye në Shqipëri dhe gjatë kësaj periudhe tregoi për ndarjen nga babai i djalit të saj.

Ndërkohë që është raportuar se tashmë ka gjetur dashurinë e re.

(Foto: Facebook/Hueyda El Saied)

“Miqtë e mi, Gabrieli dhe unë po kthehemi në Luksemburg, aty ku jetojmë prej pesë vitesh dhe nuk e dimë kur do të vijmë përsëri në Shqipëri”.

“Ndërkohë doja t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, inkurajimet, fjalët e ngrohta dhe respektin që na keni dëshmuar përgjatë këtij muaji që kaluam në Shqipëri”.

“Kam vendosur të ndaj me ju jo vetëm gëzimet apo sukseset e mia, por dhe lëndimet dhe dhimbjet e një njeriu që nuk harron nga vjen… Ka njerëz që paguajnë psikanalistët për të bërë një terapi, unë kam fatin ta bëj këtë terapi me ju! Faleminderit për gjithçka!”, ka shkruara ajo mes tjerash në Facebook.

Lexo po ashtu "Nëna do të më vrasë", Hueyda El Saied tregon sa e vuajti tradhtinë e bashkëshortit (Foto/Video)
(Foto: Facebook/Hueyda El Saied)

Postimi i plotë i Hueydës:

Miqte e mi Gabrieli dhe une po kthehemi ne Luksemburg aty ku jetojme prej 5 vitesh dhe nuk e dime kur do te vijme perseri ne Shqiperi. Nderkohe doja t’ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen, inkurajimet, fjalet e ngohta dhe respektin qe na keni deshmuar pergjate ketij muaji qe kaluam ne Shqiperi. Nje mikesha ime para disa ditesh me tha : “Po mos i trego te gjitha sekretet e tua…” E di qe ka te drejte, ndonjehere duhet dhe t’ju a kursej ndonje “çmenduri”, por une nuk harroj kurre qe si artiste ekzistoj fale jush, fale duartrokitjeve, inkurajimit dhe kritikave tuaja. Per me teper kam lindur dhe jam rritur ne Tirane, ku ne cdo hap qe hedh ndesh nje pediatre qe me ka vizituar kur isha femije, nje shitese qe me ka shitur akulloren e pare, nje mesuese qe me ka mesuar alfabetin, nje mikeshe me te cilen kemi luajtur syllambyllasi, e plot njerez te tjere te cilet me kane mesuar dhe dhuruar aq shume sa qe nese do te filloja te shisja mend e te fluturoja do te me tregonin diçka qe do te me sillte direkt ne toke…. Me pak fjale, kam vendosur te ndaj me ju jo vetem gezimet apo sukseset e mia, por dhe lendimet dhe dhimbjet e nje njeriu qe nuk harron nga vjen… Ka njerez qe paguajne psikanalistet per te bere nje terapi, une kam fatin ta bej kete terapi me ju ?Faleminderit per gjithshka !
P.s – Nona, teze Opa dhe mami me morii malli dhe pse vetem 1h30 minuta larg jush ?

/Telegrafi/

Exit mobile version