Hueyda El Saied ka kohë që nuk është më prezente në ekranet shqiptare si prezantuese apo si balerinë, kjo pasi ajo i është përkushtuar më shumë jetës familjare.
Një pasion tjetër shumë i madh për të është edhe piktura, dhe Hueyda gjatë gjithë kësaj kohe është marrë me realizimin e pikturave të ndryshme.
Ajo ka bërë të ditur se nesër (e mërkurë) do të hapë ekspozitën e saj më të re, e ndërsa ka publikuar një fotografi në Instagram, përmes së cilës ka zbuluar disa prej punimeve të saj.
Nga pamjet e para, duket se Hueyda ka zgjedhur si temë animacionin, duke i shoqëruar kështu pikturat e saj me shumë personazhe të njohur nga filmat e animuar.
“Çdo gjë është gati për hajen e madhe nesër”, kanë qenë fjalët e artistes, e cila mesa duket është e emocinuar për këtë projekt. /Telegrafi/