Callum Hudson-Odoi thuhet se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Chelsean.
Edhe pse skuadra londineze ende nuk e ka bërë zyrtare lajmin, mediat në Angli dhe Gjermani raportojnë se talenti anglez e ka vazhduar kontratë me The Blues.
Hudson-Odoi ishte shumë afër të transferohej në janar te Bayern Munichu, mirëpo Chelsea i refuzoi katër ofertat e tyre.
Anësori anglez është duke u rikuperuar nga lëndimi që pësoi në barazimin 2-2 të skuadrës londineze ndaj Burnley në muajin prill të këtij viti, gjersa pritet rikthimi i tij në muajin tetor.
Me kontratën e re të nënshkruar nga 18-vjeçari, bëhet e ditur se do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm në skemat e Frank Lampardit.
Sipas Sky Sports, Hudson-Odoi do t’i përfitojë mbi 100 mijë euro në javë, ndërsa do shihet si startues në sezonin e ri edhe pse rivalizohet nga lojtarë si Willian dhe Pedro Rodriguez.
Në skuadrën e parë të Chelseat priten të qëndrojnë edhe Tammy Abraham e Mason Mount që po dhurojnë paraqitje impresionuese në ndeshjet para sezonale. /Telegrafi/